Site icon Telegrafi

Unai Emery pretendenti kryesor për t’u bërë trajneri i Newcastle, por anglezët duhet të paguajnë shumë e majme te Villarreal

Unai Emery aktualisht është pretendenti kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Newcastle United.

Ish-trajneri Steve Bruce u largua nga klubi me pëlqim të ndërsjellë më 20 tetor, pas rezultateve jo të mira në këtë kampionat.

Që atëherë, Graeme Jones ka qëndruar si trajner i përkohshëm dhe ka marr një barazim 1-1 me Crystal Palace dhe një humbje 3-0 ndaj Chelsea.

Sipas Athletic, Unai Emery është aktualisht njeriu kryesor që mund të marr përsipër rolin si trajner i Newcastle.

Emery kaloi një sezon në krye të Arsenalit përpara se të transferohej në Villarreal, ku ai mundi Manchester United për të fituar trofeun e Ligës së Evropës vitin e kaluar.

Ai gjithashtu kishte fituar më parë këtë trofe në tre vite radhazi me Sevillan midis 2013 dhe 2016.

Trajneri 49-vjeçar ka kontratë me Villarrealin deri në verën e vitit 2023, kështu që Newëcastle do të duhet të paguajë kompensimi për ta sjellë atë në St James’ Park.

Sipas informacioneve të Athletic, Newcastle duhet t’i paguajë Villarrealit plot 6 milionë euro për të siguruar shërbimet e Emery.

Frank Lampard dhe Steven Gerrard po ashtu ka kohë që janë parë si zëvendësues. /Telegrafi/

Exit mobile version