Telegrafi

Unai Emery: Neymar është i sëmurë, nuk di nëse do të luajë kundër Marseille

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery, ka folur rreth ndeshjeve të vështira që po e presin në javët e ardhshme.

Spanjolli gjatë fundjavës dhe mesjavës do të takohet dy herë me skuadrën e Marseille. E para në kuadër të ligës elitare franceze ndërsa e dyta për Kupën e Ligës.

Pastaj do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në kuadër të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve dhe se nuk e di nëse mund të llogarisë në Neymarin.

Neymar (Getty Images)

“Neymar është i sëmurë, shpresoj se nesër do të jetë i aftë të stërvitet dhe më pas luajë të dielën kundër Marseillës”, tha Emery gjatë një konference për shtyp, megjithëse nuk sqaroi se me çfarë problemi po përballet ylli brazilian.

“Unë nuk jam mjek, ai më tha se Neymar është i sëmurë. Duket se është sikurse Lass Diarra, i cili vuante nga gastroenteriti dhe ethet”, shtoi ai.

Më pak se dy javë para takimit me madrilenët, trajneri pohoi se është i qetë për sfidat me Marseille.

“Kur luaj në shtëpi, jam gjithmonë i qetë, gjithmonë preferoj të luaj në shtëpi”, tha trajneri, i cili theksoi se lojtarët “ndihen special” kur janë në Parc des Princes. /Telegrafi/