Roma njihet si skuadër që ka sulm të mirë pothuajse gjithmonë, por në repartin defensivë problemet janë të mëdha.
Kështu ‘Giallorosët’, po mundohen t’i largojnë këto probleme duke synuar përforcime nga kampionati francez.
Mbrojtësi i Lyonit, Samuele Umtiti është objektivi kryesor i Romës për ta transferuar në afatin kalimtar të verës.
Umtiti ka shkëlqyer këtë edicion me Lyonin dhe ka pranuar ditë më parë se do t’i pëlqente të transferohej te Roma.
Për të arritur ta bindin Lyonin të heqin dorë nga ylli i saj, Roma ka bërë gati 15 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/