Tifozët ultras të klubit italian, Lazios, kanë lëshuar një deklaratë të fortë ku i thonë mbrojtësit të tyre, Francesco Acerbi, të largohet nga klubi.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar është sulmuar në kryeqytetin italian pasi bëri një gjest ‘shhh’ pas golit të tij në fitoren 3-1 të Biancocelestëve ndaj Genoas fundjavën e kaluar.
Lojtari po iu përgjigjej kritikave të fundit se ai nuk është përshtatur siç duhet me sistemin e mbrojtjes dhe taktikës me katër lojtarë të trajnerit Maurizio Sarri.
Acerbi fillimisht mbrojti festën e tij në një intervistë pas ndeshjes, duke thënë thënë për kritikat se “nuk mund të më interesojnë, është pjesë e punës sonë”.
Pak orë më vonë, ish-mbrojtësi i Sassuolos kërkoi falje për festën e tij në rrjetet sociale, por kjo nuk ka ndikuar për të qetësuar tifozët ultar të Lazios.
Ultrasit e Lazios njihen si kontrovers dhe përçarës, dhe tani mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjen kësaj deklarate si Acerbi ashtu edhe klubi italian.
Ultras #Lazio contro Acerbi: ‘Uomo senza onore, via da Roma subito. Nessun perdono per chi tradisce’ #VeneziaLazio https://t.co/GuRAxNAgg3 pic.twitter.com/BpCWvdZxHK
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 22, 2021
“Acerbi burrë pa nder, largohu menjëherë nga Roma. Asnjë falje për ata që tradhtojnë! Ky nuk është thjesht një slogan, por shumë më tepër. Do të thotë që tifozët vlejnë më shumë se lojtarët, se flamuri ynë është i shenjtë!”.
“Për sa kohë që është këtu, ai do të shahet, në çdo ndeshje! Dhe kush e di se sa shumë keni parë dhe sa do të shihni, lojtarë të trishtuar që nuk fituan kurrë”, thuhet në disa pjesë të një deklarate të gjatë të tifozëve të Lazios. /Telegrafi/
Gli ultras contro #Acerbi. La #Lazio, si spera, farà esattamente in contrario di quello che chiedono loro pic.twitter.com/ZKzaMofBVq
— Giovanni Capuano (@capuanogio) December 23, 2021