Telegrafi

Ulpiana dhe Onix dy skuadrat tjera çerekfinaliste në Kupën e Kosovës

Ulpiana dhe Onix janë dy skuadrat e radhës që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ulpiana u përball me rivalin lokal Arbërinë dhe vetëm pas vazhdimeve ka arritur fitore 2-1, pasi koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi baras 1-1.

Emini dhe Santos ishin realizuesit e golave për bardhekaltërtit në këtë ndeshje.

Ndërkohë takim shumë interesant është zhvilluar edhe në mes të Onix dhe KEK-ut.

Plot gjashtë gola janë realizuar brenda 90 minutave ku rezultati ishte i barabartë 3-3.

Onix mbeti me një lojtar më pak në kohën shtesë, por arriti që ta fitoj takimin pas penalltive.

Skuadra nga rrafshi i Dukagjinit pas penalltive fitoi me rezultat 5-4.

Përveç Ulpianës dhe Onixit, në çerekfinale kanë kaluar edhe Gjilani dhe Ramiz Sadiku. /Telegrafi/