Bayern Munichu ka tri ndeshje pa fitore dhe Uli Hoeness beson se Niko Kovac po rrezikon që të shkarkohet.
Politika e rotacionit nga Kovac bashkë me rezultatet jo të mira kanë bërë që kroati ta gjejë veten nën presion të hatashëm.
“Ka pasur shumë rotacione dhe që prej asaj kohe, gjithçka ka shkuar keq, por nuk mendoj se është dramatike”.
“Është në dorën e trajnerit. Në fund, ai po e vë kokën e vet në rrezik për këtë”.
Time to regain our strengths – together 👊🏽 @FCBayern pic.twitter.com/4TI1TrxYXV
— Jérôme Boateng (@JeromeBoateng) October 3, 2018
“Ritmi është humbur në ndeshjen me Augsburgun dhe 20 minutat e para kontribuan që të mos hymë në lojë”.
“Për momentin kemi disa probleme, por ajo është normale. Nuk e kuptoj perceptimin publik. 10 ditë u tha se pjesa tjetër e Bundesligas po lufton për vendin e dytë dhe tash gjithçka është thyer?”, deklaroi Hoeness.
Bayerni ndeshjen e fundit ndaj Ajaxit barazoi me rezultat 1-1.
/Telegrafi/