Telegrafi

Ulet dënimi i Higuain

Komisioni i Apelit ia ka dhënë Napolit një lajm të madh.

Kjo pasi që Komisioni ia ka ulur dënimin Gonzalo Higuainit nga katër ndeshje në tre.

Një vendim i tillë konsiderohet si lajm i madh për Napolin, pasi që Maurizio Sarri do ta ketë gati futbollistin kryesor për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, atë ndaj Romës në udhëtim.

Napoli kishte kërkuar që dënimi i Higuain të ulet për dy ndeshje, por gjithsesi që në “San Paolo” kanë mbetur të gëzuar nga ky vendim i Komisionit të Apelit.