Site icon Telegrafi

UKZ në Gjilan njofton se vazhdohet afati për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2024/2025

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” njofton studentët e niveleve Bachelor dhe Master se vazhdohet afati për regjistrimin e semestrit veror për vitin akademik 2024/2025.

Afati pë regjistrim do të jetë i hapur nga data 12 mars 2025 deri më 19 mars 2025, në orën 15:30.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen për semestrin veror janë të ftuar të përmbushin procedurat e regjistrimit brenda këtij afati, për të siguruar vazhdimin e studimeve dhe përmbushjen e kërkesave akademike.

“Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master se afati për regjistrimin e semestrit veror, për vitin akademik 2024/2025 do të jetë i hapur nga data 12.03.2025 deri më 19.03.2025 ora 15:30“, thuhet në njoftimin e universitetit.

Ndryshe, për çdo informacion shtesë dhe udhëzime të mëtejshme, studentët mund të drejtohen në administratën e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. /Telegrafi/

Exit mobile version