Site icon Telegrafi

UKZ në Gjilan bëhet një nga 6 qendrat STEM të Evropës në projektin ERASMUS

Univesriteti “Kadri Zeka” në Gjilan është përzgjedhur si një nga gjashtë qendrat kryesore të STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në kuadër të projektit prestigjioz ERASMUS-EDU-2024-PEX-COVE.

Bashkë me të, në këtë projekt do të marrin pjesë edhe qendra nga vende të tjera të zhvilluara si Holanda, Suedia, Italia, Gjermania dhe Turqia.

Ashtu siç njofton dekani i Fakulteit të Shkencave Aplikative, Xhevdet Thaqi, ky projekt është një lajm i mirëpritur për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” (UKZ).

Thaqi shprehu mirënjohjen e tij për këtë arritje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar,

“Urime studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UKZ-së”, ka shkruar ai.

Ndryshe, projekti ERASMUS-EDU-2024-PEX-COVE ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive teknike dhe shkencore, duke i bërë qendrat pjesëmarrëse qendra të përsosmërisë dhe inovacionit në fushat STEM. /Telegrafi/

Exit mobile version