Ukraina ka shënuar fitore ndaj Suedisë në vazhdime me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale.
Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 doli të jetë interesante, me të dyja skuadrat që sulmonin.
Ukrainasit kishin rastin e parë në ndeshje me Andriy Yarmolenko, por që portieri ishte në vend.
Alexander Isak rrezikoi për Suedinë në minutën e 19-të, por as ku nuk ishte i saktë.
Në minutën e 28-të erdhi edhe goli. Yarmolenko asistoi në zonë për Oleksandar Zinchenkon, i cili gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-0.
Suedia u lëshua për të gjetur golin e barazimit dhe krijoi dy raste të mira.
Në minutën e 43-të ishte Emil Forsberg që me një goditje të bukur shënoi për 1-1.
Pjesa e dytë premtoi shumë pasi nisi furishëm me dy raste të mira për të dy skuadrat nga një.
Në minutën e 55-të, Sergiy Sydorchuk, kishte rast të mirë, por goditja e tij qëlloi shtyllën.
Menjëherë pas një minute, Emil Forsber gjuan bukur në një kundërsulm por topi sërish ndalet në shtyllë.
Sërish Forsberg kishte rast në minutën e 69-të, por gjuajtja e tij shkoi lart mbi portë.
Rast të mirë për të mbyllur ndeshjen kishte edhe Dajan Kulusevski, por u vonua të gjuaj dhe topi u blloku nga mbrojtja.
Skuadrat shkuan në vazhdime për ta kërkuar fituesin.
Suedia nga minuta e 98-të mbeti me 10 lojtarë pasi që Marcus Danielson u ndëshkua me karton të kuq.
Vetëm një rast i mirë ishte në 30 minuta, ai i minutës së 120+1, ku Artem Dovbyk gjuajti me kokë për të shënuar për 2-1.
https://twitter.com/fangazzetta/status/1409988075707588618
Ukraina mori një fitore të madhe duke kaluar në çerekfinale, ku do të takohet me Anglinë. /Telegrafi/