Ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin C në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut është dominuar nga ukrainasit, që morën fitoren e parë (2-1).
Ukraina arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe të mos pranojë asnjë, duke vulosur një super-ndeshje gjatë kësaj pjese.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Andriy Yarmolenko në minutën e 29-të për 1-0.
https://twitter.com/sinansafar1/status/1405521386290900992
Nuk vonoi shumë dhe Roman Yaremchuk arriti të shënojë për ukrainasit në minutën e 34 –të për 2-0.
What a goal from Yaremchuk
That first time pass from Yarmolenko to set him up and the finish
SUPERB to watch 🤩🇺🇦 https://t.co/SDlzzhJ1GG
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) June 17, 2021
Maqedonia e Veriut shënoi njëherë në minutën e 39-të, me Goran Pandev, por ishte pozitë jashtë loje.
Pjesa e dytë nisi me rast për ukrainasit, ku Ruslan Malinovsky, por goditja e tij u prit nga portieri Stole Dimitrievski.
Në minutën e 55-të, Aleksandar Trajkovski, gjuan bukur dhe godet shtyllën, nga topi i kthyer Goran Pandev ndalet në zonë për penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Ezgjan Alioski, por portieri priti gjuajtjen e tij, ndërsa nga topi i kthyer ai shënoi për 2-1.
https://twitter.com/sinansafar1/status/1405532171956211718
Në minutën e 82-të, Ukraina kishte rastin më të mirë për të shtuar epërisnë, por nga penallti nuk arriti të shënojë Dimitrievski.
Me këtë fitore Ukraina bën tri pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet pa pikë. /Telegrafi/