Rastet me COVID-19 e kanë lënë Ukrainën pa portierë për ndeshjen miqësore që është parashikuar ditën e sotme ndaj Francës në mbrëmje.
Pas testeve të kryera vetëm një nga portierët e grumbulluar, Georgiy Bushschan, ka rezultuar i shëndetshëm, pra është negativ.
Dy portierët, Andriy Lunin dhe Yuriy Pankiv që janë pozitiv janë izoluar, duke ndjekur protokollin e UEFA-s.
Ukraina ishte në emergjencë për një portier të dytë dhe ish-sulmuesi i Milanit e ka përfshirë në listë trajnerin e portierëve, Oleksandr Shovkovskiy.
45-vjeçari e ka mbyllur karrierën e tij si profesionist në dhjetor të vitit 2016.
Por Shovkovskiy ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale duke qëndruar në një formë shumë të mirë.
Gjithsesi ai nuk pritet të aktivizohet, vetëm në rast se portieri Bushchan rezulton pozitiv dëmtohet gjatë ndeshjeve.
Një zgjedhje sa e çuditshme por aq edhe unike e Andriy Shevcenkos, por e lejuar në bazë të rregullave, pasi kombëtaret kanë të drejt të ftojnë edhe futbollistë pa klube, vetëm të ketë shtetësinë e atij vendi. /Telegrafi/