Site icon Telegrafi

Ujori – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:

Në fillim të vitit 2019, Marsi, i cili sundon fushën tuaj të punës, do të kalojë nëpër shenjën e Dashit ku është i fuqishëm, gjë që do t’ju sjellë fillim të mirë dhe projekte të reja të cilat do t’ju sjellin rezultatet e pritura.

Me vështirësi do të përballeni në fushën e bashkëpunimit dhe të financave, gjë që do të kërkohet që t’i zbërtheni të gjitha paqartësitë të cilat do t’i shihni që ekzistojnë në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, posaçërisht kur është fjala për ndarjen e pjesës financiare.

Kushtoni kujdes komunikimit, negociatave afariste, sepse edhe në ato fusha do të keni vështirësi për shkak se juve ose bashkëbiseduesve tuaj nuk do t’u jetë mjaft e qartë.

Mos u merrni me diçka që nuk keni mjaft përvojë, sepse do të mund të keni humbje. Do të jetë e nevojshme të investoni më shumë mund në mënyrë që të respektoni fatet e caktuara deri në mars. Pas kësaj ju pret sukses në çdo gjë ku është e nevojshme të tregoni kreativitetin tuaj.

Maji do t’ju sjellë ndarje me një bashkëpunëtor, mirëpo kjo ndarje do t’ju sjellë dëm financiar. Shmangni makinacionet, rreziqet dhe jini të gatshëm për kompromise. Ruajuni nga kurthet e konkurrencës dhe armiqve të fshehtë.

Gjatë korrikut do të arrini sukses në publik dhe do të shtoni popullaritetin tuaj. Do të keni shumë klientë, por do të keni edhe dobi të mëdha nga reklamat.

Suksesi ju pret edhe në fushat e tregtisë, komunikimit dhe komunikacionit.

Nga shtatori do të arrini të përmirësoni qarkullimin e pagesave dhe do të arrini fitime të konsiderueshme, të cilat do t’ju mundësojnë që t’i kapërceni vështirësitë në të cilat keni hasur në muajt e mëparshëm.

Përparim ju pret në fushat e bashkëpunimit dhe punës ekipore, si edhe nëse merreni me financa dhe administratë.

Tetori do t’ju sjellë pengesa të përkohshme për shkak të grackave të konkurrencës, mirëpo që nga nëntori deri në fund të vitit do të arrini të realizoni pjesën më të madhe të punëve të planifikuara. Do të forconi pozitën tuaj dhe do të shtoni fitimet.

Ujorët e papunësuar do të kenë mundësi që të punësohen në fushat publike, si edhe në sektorin IT.

Periudhat e volitshme për punë do t’u jenë në shkurt, korrik dhe shtator.

Shëndeti:

Shëndeti juaj do të jetë i qëndrueshëm gjatë pjesës më të madhe të vitit 2019.

Kondicioni juaj fizik si edhe imuniteti do t’ju jenë të qëndrueshëm. Vetë ju do t’i kontribuoni kësaj duke qenë vazhdimisht në lëvizje.

Do të praktikoni më shpesh ushtrime fizike në natyrë kur të jetë mot i bukur dhe në palestër gjatë muajve të dimrit.

Nga mesi i verës shëndeti do t’ju jetë i ndjeshëm. Shmangni ekspozimit të tepërt ndaj diellit.

Ushqimi duhet t’ju jetë i përbërë nga pemët dhe perimet, të cilat pjesën më të madhe mund t’i hani të presuara, sepse kështu në organizmin tuaj do të fusni materie të domosdoshme.

Pemët dhe perimet konsumoni në sasi të mëdha. Po ashtu edhe pemët e thara. Mishin konsumoni me maturi, madje edhe në sasi të vogla. Pini më shumë lëngje, ujë, qumësht dhe lëngje të pemëve.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Tremujori i parë i vitit 2019 ju sjell momente të mira me partnerin. Do të keni kohë që të mëreni me interesimet e përbashkëta dhe do të kënaqeni në momentet intime.

Nga fillimi i pranverës shmangni veprimet e fshehta. Do të mundeni lehtë të keni mospajtime me partnerin dhe paqartësi të cilat do t’ju shkaktojnë mospajtime.

Kushtoni më shumë kohë planeve familjare. Më shumë argëtim dhe momente të mira plot gëzim dhe harmoni ju presin në qershor.

Korriku do t’ju sjellë dyshime dhe paqëndrueshmëri, gjë që do të kërkojnë shkathtësi për zgjidhje të pranueshme të përbashkëta.

Nga gushti do të arrini të vendosni harmoninë me partnerin. Një udhëtim i përbashkët do t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Tremujori i tretë i vitit ju sjell shoqërim, takime dhe përkrahje reciproke.

Nëse jeni të lirë: Fillimi i vitit do të shtojë nevojën tuaj për liri. Do të jeni të interesuar vetëm për takime të sipërfaqshme, pa obligime.

Nga mesi i pranverës do të njihni dikë me të cilin do të bëheni i afërt, sepse midis jush spontanisht do të shfaqen emocionet.

Në fillim të lidhjes do të ekzistojnë vështirësi, sepse e adhuruara juaj shpesh do të jetë në udhëtime dhe do t’ju mungojë.

Për këtë shkak do të jeni të padurueshëm dhe do të keni situata të acaruara me partnerin. Nga fundi i verës do të filloni lidhje e cila do të jetë mjaft e harmonishme.

Ujorët diç më të vjetër do të dëshirojnë që të qetësohen, mirëpo nuk do të mundë të gjejnë personin i cili u përshtatet dhe me të cilin do të mund të pajtohen.

Njohja me një Peshore nga mesi i vitit do të tregohet si shans i volitshëm. Jepni çdo gjë nga vetja dhe do të keni sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version