Site icon Telegrafi

Ujkani shpëton skuadrën e tij nga rënia

Samir Ujkani ka treguar edhe një herë kualitetin e tij duke e shpëtuar skuadrën e  Latinas nga rënia.

Ujkani edhe në ndeshjen e fundit kundër Pescaras ishte i plotë duke treguar formë të mirë.

Ndeshja u mbyll 1-1 dhe me këtë rezultat Latina arriti ta sigurojë pjesëmarrjen edhe për vitin e ardhshëm në Serie B.

Kapiteni i Kosovës pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Ishujt Faroe që Kosova do ta zhvillojë me 3 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version