Pas mbylli një sezon super në aspektin personal me Pizën, Samir Ujkani tani lakohet nga shumë skuadra të tjera në Serinë B.
Njëra prej tyre është edhe Avelino me të cilën u aktivizua në sezonin që sapo lamë pas edhe Berat Gjimshiti ku la mbresa të mëdha me paraqitjet.
Lajmin e interesit për portierin kosovar e ka dhënë vetë presidenti i Avelinos në një dalje për mediat.
Valter Takone është shprehur se Ujkani i pëlqen shumë, por tratativët kanë ngrirë për shkak se Genoa që zotëron kartonin e lojtarit ka disa probleme tani.
“Një portier që na pëlqen është dhe Ujkani, por tratativat për të janë të bllokuara për momentin”.
“Shkak për këtë gjë është bërë situata e paqartë që Genoa ka me Mattia Perinin dhe pasi kjo të zgjidhet do të shohim se çmund të bëjmë”, ishin fjalët e Takones. /Telegrafi/