Telegrafi

Uji i trëndafilit fshin aknet e qumështit

Pak ujë trëndafili ose një maskë me mjaltë manuka do të bëjë mrekulli për fytyrën tuaj

Aknet e bardha, ‘milia’, shkaktojnë shumë probleme bukurie, sepse nuk duken bukur.

Këto akne janë qeska epidermale në trajtë të nyjëzave sa koka e gjilpërës, të bardha në të verdhë, të forta, të mbushura me qeliza të brirëzuara. Janë sipërfaqësore.

Shfaqen me shumicë, zakonisht në ballë, mollëzat e faqeve apo në kapakët e syve.

Këto janë akne miniaturë që janë të mbushura me keratinë dhe formohen kur proteinat e keratinës gjenden nën lëkurë dhe janë të bllokuara.

Shumë besojnë se milia është një formë e akneve, megjithatë është e kundërta pasi aknet zakonisht shkaktohen nga hormonet, transmeton Telegrafi.

Nuk është nevoja të bëni asgjë në lidhje me pikat sepse ato janë krejtësisht të padëmshme. Megjithatë, nëse jeni të shqetësuar për aspektin estetik ka disa zgjidhje që mund t’ju ndihmojnë.

Duke i bërë butësisht një piling zonës ku janë shfaqur aknet, ju mund të hiqni qafe qelizat e vdekura të lëkurës dhe të ndihmoni në nxjerrjen e keratinës së bllokuar në sipërfaqe.

Pak ujë trëndafili ose një maskë me mjaltë manuka do të bëjë mrekulli për fytyrën tuaj dhe do t’ju ndihmojë në heqjen e akneve.

Kini parasysh që asnjë nga masat e mundshme parandaluese nuk është provuar të jetë 100% efektive. Megjithatë mund t’i provoni.

Ju gjithashtu mund të provoni të pravulloni fytyrën tuaj dhe nëse asnjë nga këto teknika nuk jep rezultate, vizitoni dermatologun. /Telegrafi/