Site icon Telegrafi

Uji më i shtrenjtë në botë

Në grupin e ujit më të shtrenjtë që prodhohet, është edhe uji “10 Thousand BC”, i cili vjen nga akulli i vjetër më shumë së dhjetëmijë vite. Për këtë ujë thuhet se është i njëjtë me ujin i cili është pirë para dhjetëmijë vitesh.

Mirëpo, derisa uji i zakonshëm nuk është aq ekskluziv siç është “10 Thousand BC”, prodhuesit mundohen të lënë përshtypje me anë të ambalazhimit.

Një shembull për këtë është uji “Bling H2O”, i cili është i zbukuruar me kristale dhe diamante “Swarovski”. “Bling H2O” shitet me çmimin prej 441 dollarë për një shishe.

Exit mobile version