Site icon Telegrafi

Ujësjellësi zhvillon punime, thotë se në disa lokacione mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes

KRU "Mitrovica"

Gjatë ditës së sotme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të zhvillohen disa punime.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, shkruan Telegrafi.

Në rrjetin e ujësjellësit, punimet do të zhvillohen në rrugët “Mojsine Kokalari”, “Xhevat Jusufi”,  “Bajram Rrahmani”,  “Demë Ahmeti” dhe në fshatin Zasellë.

Ndërsa në rrjetin e kanalizmit, intervenime do të ketë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, tek stacioni i pompimit për Skenderaj – Shipol dhe në fshatin Tunel i Parë.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

“Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që sot, KRU “Mitrovica” ka vendosur autobote me ujë të pijshëm për qytetarët në disa lokacione.

E githa kjo si pasojë e shpërthimit që ndodhi më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc, i cili gjendet në Varagë të Zubin Potokut. /Telegrafi/

Exit mobile version