Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësellesit dhe të kanalizimit do të zhvillojnë disa punime.
Ekipet e rrjetit të ujësjellësit do të zhvillojnë punime në rrugët “Mojsine Kokolari”,”Dëshmorët e Kombit”,”Fadil Franca” dhe në fshatrat Vërnicë e Suhodoll, shkruan Telegrafi.
Ndërsa ekipet e rrjetit të kanalizmit do të bëjnë intervenime në rrugët”Mustafë Shyti”dhe “Ali Zeneli”.
Si pasojë e këtyre punimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes.
“Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/