Site icon Telegrafi

Ugarte rrezikon të marrë një dënim të rëndë për goditjen me kokë ndaj Havertzit

Martin Ugarte po ballafaqohet me një dënim të mundshëm për goditjen me kokë që i dha Kai Havertz gjatë fitores së Manchester United në FA Cup ndaj Arsenalit.

Pak momente pas penalltisë së fituar nga Arsenali, shpërtheu një përleshje mes lojtarëve aty ku Ugarte u pa i tensionuar ndaj Havertz i cili ishte lojtari që e fitoi atë penallti.

Uruguaiani u duk sikur e goditi me kokë Havertzin, incident ky që nuk kaloi pa u vërejtur nga gjyqtari i ndeshjes Andy Madley.

Ndonëse Ugarte nuk u përjashtua me karton të kuq, ai rrezikon që të marrë një dënim prej tri ndeshjes në rast se veprimi i tij do të konsiderohet i dhunshëm, sipas The Mirror.

Në rast se ai e merr këtë dënim, atëherë do të ishte një goditje e madhe për Ruben Amorim, i cili e ka përdorur atë si titullar në dy ndeshjet e fundit të ‘Djajve të Kuq’.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, për mediat u deklarua edhe Ruben Amorim i cili e vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Unë mendoj se luajmë, veçanërisht në pjesën e parë, ne luajtëm më mirë se sa në ndeshjen e parë”.

“Ne ishim më të mirë në ndërprerje, më agresiv. Ne shfaqëm një shpirt më ndryshe edhe me 10 lojtarë. Ne po përmirësohemi në këtë aspekt”, ka thënë tekniku portugez./Telegrafi/

Exit mobile version