UFC një nga markat sportive më të njohura në partneritet shumëvjeçar me kompaninë e platformës së lojërave celulare konkurruese, Skillz.
‘Ultimate Fighting Championship’ (UFC) është organizata kryesore botërore e arteve të përziera marciale (MMA), me më shumë se 625 milionë fansa dhe 188 milionë ndjekës të mediave. Organizata prodhon më shumë se 40 ngjarje të drejtpërdrejta çdo vit në disa nga arenat më prestigjioze në mbarë botën, ndërsa transmeton në afro 900 milionë familje televizive në më shumë se 170 vende.
Në një lëvizje strategjike për të bashkuar botën e bujshme të konkurrencës së eSports me sportet dhe argëtimin, Skillz – platforma kryesore e lojërave celulare që sjell konkurrencë të ndershme dhe argëtuese për lojtarët në mbarë botën – sot (e mërkurë) njoftoi një partneritet shumëvjeçar me UFC.
To merge the sensational world of esports with premium sports & entertainment, we are announcing a multi-year partnership with @ufc. The licensing deal will enable Skillz’ developers to create UFC-branded competitive mobile games. Learn more: https://t.co/EqS4vGOVJ5
— Skillz (@skillz) March 23, 2022
Marrëveshja e licencimit, e cila do t’u mundësojë zhvilluesve të Skillz të krijojnë lojëra celulare konkurruese të markës UFC që tregtohen bashkë nga UFC dhe Skillz, u zbulua në konferencën e zhvilluesve të lojërave (GDC) në San Francisko.
Lojërat e reja celulare të markës UFC janë planifikuar të lansohen në vitin 2023. /Telegrafi/