Uellsi ka arritur ta konvertojë në gol njërin prej rasteve në ndeshjen e dytë grupore në kuadër të ‘Euro 2020’ që e zhvillon ndaj Turqisë në Baku.
Aaron Ramsey ishte protagonist i fraksionit të parë, duke qenë se i pati tri raste vetëm me portierin dhe arriti që të ishte efektiv në njërin prej tyre.
Rastin e parë të mirë, mesfushori i Juventusit e pati në minutat e para të takimit dhe pa shikuar fare goditi drejt portës, mirëpo portieri Ugurcan Cakir bëri një pritje të mrekullueshme.
https://twitter.com/br_goal/status/1405195729950457862
Në minutën e 17-të pati një dyshim për prekje të topit me dorë nga turqit brenda zonës, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Një tjetër mundësi akoma më të mirë, Ramsey e pati në minutën e 24 kur doli i vetëm para portierit, mirëpo goditi mbi portë.
Megjithatë, mesfushori uellsian nuk e shpërdoroi shansin e tij të tretë. Gareth Bale tregoi vizionin e tij duke e gjetur në zonë ‘numrin 10’, i cili këtë herë e dërgoi topin në rrjetë (43’). /Telegrafi/
https://twitter.com/RowZMedia/status/1405204792230789129