Site icon Telegrafi

Uellsi nderon Balen, emëron qytezën në emër të tij (Foto)

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale është nderuar nga shteti i tij pas paraqitjeve brilante në Euro 2016, ku shënoi dy gola në dy ndeshjet e para.

Është kryetari i qytezës së vogël në veri të Uellsit, Bala, që ka vendosur t’ia përshtat emrin me atë të sulmuesit të Realit, i cili cilësohet një hero në vendin e tij, pas paraqitjeve të mira me kombëtaren e tyre në Euro 2016.

Golat dhe paraqitjet brilante dhe prej një protagonisti në debutimin historik të Uellsit në Kampionatin Evropian, kanë bërë që kryetari i qytezës Bala ta vlerësoj sulmuesin 26-vjeçar.

Për këtë arsye, kryebashkiaku vendosi ta ndryshojë germën e fundit të emrit të qytezës nga ‘a’ në ‘e’ dhe tashmë ajo do të quhet Bale dhe jo Bala.

“Është mënyra jonë për të vlerësuar Gareth Bale dhe ti japim mbështetjen e duhur përfaqësueses së Uellsit gjatë Kampionatit Evropian”, ishin fjalët e kryebashkiakut, Dilwyn Morgan. /Telegrafi/

Exit mobile version