Uellsi ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme kundër Turqisë (2-0) në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të ‘Euro 2020’ që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit.
Aaron Ramsey ishte protagonist i fraksionit të parë, duke qenë se i pati tri raste vetëm me portierin dhe arriti të ishte efektiv në njërin prej tyre. Herën e parë goditjen e tij e ndali gardiani turk, herën e dytë goditi mbi portë, ndërsa herën e tretë e futi topin në rrjetë.
Rastin e parë të mirë, mesfushori i Juventusit e pati në minutat e para të takimit dhe pa shikuar fare goditi drejt portës, mirëpo portieri Ugurcan Cakir bëri një pritje të mrekullueshme.
Një tjetër mundësi akoma më të mirë, Ramsey e pati në minutën e 24 kur doli i vetëm para portierit, mirëpo goditi mbi portë.
https://twitter.com/RowZMedia/status/1405204792230789129
Megjithatë, mesfushori uellsian nuk e shpërdoroi shansin e tij të tretë. Gareth Bale tregoi vizionin e tij duke e gjetur në zonë ‘numrin 10’, i cili këtë herë e dërgoi topin në rrjetë (43’). Anësori ndodhej pranë mesit të fushës, vërejti pozicionim e Ramseyt, goditi me të majtën dhe harkimi i tij arriti në gjoksin e mesfushorit, i cili e ndali dhe kësaj radhe ishte i saktë.
Në gjysmën e dytë, Bale përjetoi një moment të pakëndshëm. Fillimisht, ai ia doli që të nxirrte një njëmbëdhjetëmetërsh. Përgjegjësinë e mori vet 31-vjeçari, mirëpo goditja e tij nga pika e bardhë shkoi lart mbi portë.
Wow. Gareth Bale 😱
Watch and listen on the BBC https://t.co/lTTydwITIm #TURWAL #Euro2020 #bbceuro2020 https://t.co/Adwy0vyB04
— Match of the Day (@BBCMOTD) June 16, 2021
Derisa në fund pati tensione dhe përplasje ndërmjet futbollistëve, rastet nuk munguan edhe në minutat e mbetura, derisa uellsianët realizuan edhe një herë me anë të Connor Roberts (90’+6). Asistues ishte sërish Bale.
Kjo është fitorja e parë e Uellsit në Grupin A, ndërsa duke llogaritur edhe pikën në barazimin ndaj Zvicrës, qëndron në krye me katër pikë.
Turqia në anën tjetër, ka pësuar edhe humbjen e dytë në fazën grupore dhe qëndron në fund me zero pikë, si dhe ndodhet në situatë shumë të vështirë. /Telegrafi/
https://twitter.com/RedWelshFC/status/1405222577480646661
🤩 The sublime assist from @GarethBale11.
✅ 3rd time lucky for @AaronRamsey.
👊 A HUGE goal for #WAL at #EURO2020! https://t.co/Uovq8OWcO8
— SPORF (@Sporf) June 16, 2021