Dy lojtarë të Barcelonës, Samuel Umtiti dhe Sergi Roberto, janë përzgjedhur në formacionin (11-shen) më të mirë të vitit 2016, në Ligën e Kampionëve sipas UEFA-s.
Faqja e internetit e qeverisë evropiane të futbollit publikoi të shtunën këtë top-formacion, i përbërë nga lojtarët që konsiderohen “shpërthime të mëdha dhe surpriza” të vitit, që është gati për të ikur. Ju mund të konstatoni se shtatë ekipe janë të përfaqësuara në këtë 11-she.
Megjithatë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk duket. Debutues po, sipas UEFA-s, është trajneri Zinedine Zidane.
Ai i ka befasuar të gjithë, sepse majin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa në më pak se një vit bëri të vetin edhe Botërorin për Klubet. E të mendosh se në çfarë situate të vështirë e mori drejtimin e “Los Blancos”!