Është goli i mesfushorit hungarez, Zoltan Geras, i cili u zgjedh më i mirë i Kampionatit Evropian.
Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri nuk ka arritur ta fitoj garën për golin më të mirë të Euro 2016.
Edhe pse shënoi një euro gol ndaj Polonisë me gërshërë nga 16 metra, goli i kosovarit nuk është zgjedhur më i miri i Euros.
Kjo pasi, goli më i mirë i Euro 2016, nga UEFA, është zgjedhur goli i hungarezit, Zoltan Gera, që realizoi një gol të bukur në barazimin 3-3 ndaj Portugalisë.
Në garë për golin e vitit ishin edhe sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, portugezi tjetër, Eder dhe uellsiani Robson-Kanu. /Telegrafi/
Goli i Zoltan Geras:
https://www.youtube.com/watch?v=fZ414yRX4i0