Janë 1 milion e 225 mijë euro të ardhura të sigurta për katër klubet shqiptare, edhe në rast se dështojnë në turet e para të Kupave të Europës.
UEFA ka shtuar të ardhurat për klubet që marrin pjesë në kompeticionet e saj (Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës).
Për momentin, Kukësi ka 580 mijë euro të sigurta, pasi 320 mijë i merr si pjesëmarrës në turin e dytë paraeliminator të Championsit dhe 260 të tjera si kampione e Shqipërisë. Sipas rregullores së UEFA, shpërblimi për ekipin kampion nuk jepet vetëm në rast se Kukësi arrin të kalojë deri në fazën e grupeve të Champions-it, që do të ishte një rekord historik.
Ndërkohë, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu marrin nga 215 mijë euro vetëm për faktin që marrin pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
Në rast se këto tre klube që luajnë në Ligën e Europës kalojnë në turin tjetër të këtij kompeticioni, atëherë shuma që përfitojnë është plus 225 mijë euro të tjera.
Të njëjtat shifra janë edhe për dy ekipet e tjera shqiptarë, Prishtinën dhe Shkëndijën e Tetovës që gjithashtu përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në turin e parë të Ligës së Europës.