Telegrafi

UEFA vizion stadiumin ‘Adem Jashari’ (Foto)

Zyrtari i UEFA-s, Trygve Borno, ka vizituar mëngjesin e së enjtes stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, teksa ka mbetur i kënaqur me punimet e realizuara në këtë impiant.

Progresi i punimeve ka shkuar mjaft mirë sipas kategorisë së II-të bazuar në rregulloren e UEFA-së.

“Vizita nga zyrtari i UEFA-së, Trygve Borno në Stadiumin Olimpik  “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku u befasua me progresit te punimeve sipas kategorisë së II-dytë bazuar në Rregulloren e UEFA-së!. Ku përgëzojë MKRS-së dhe FFK në realizimin e punimeve sipas standardeve dhe premtimit te mbajtur që për 45 ditë te kryhen punimet!…Suksese Klubeve që janë kualifikuar për gara Evropiane!”, ka shkruar drejtori i sportit Ibër Alaj.

Tani vetëm mbetet faza finale e punimeve. /Telegrafi/