Telegrafi

UEFA vendos që VAR-i të aplikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve në këtë sezon

VAR (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë përdorimin e VAR-it në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve për sezonin aktual 2018/19.

Ky vendim është marrë në takimin e mbajtur në Dublin të Irlandës, kjo pasi rezultuan të suksesshme testimet dhe trajnimet e gjyqtarëve në muajt e fundit.

VAR-i gjithash do të përdoret bë finalen e Ligës së Evropës në Baku të Azerbajxhanit, por edhe në finalet e Ligës së Kombeve në Portugali dhe Kampionatin Evropian U21 në Itali.

Video Assistant Referee’s (Foto: Getty Images/Guliver)

Tashmë VAR-është pjesë edhe e ligave të mëdha evropiane si Serie A, Bundesliga dhe La Liga, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të aplikohet në Ligën Premier.

Aplikimi i VAR-it deri më tani ka rezultuar si suksesshëm, vendimet e gjyqtarëve janë përmirësuar rreth 20 për qind.

Por, normalisht ka edhe të atillë që mendojnë se përdorimi i teknologjisë në futboll është i gabuar pasi zvogëlon debatin dhe rivalitetin mes tifozërive.

Zakonisht ndihma e VAR-it kërkohet te goli, pozitat jashtë loje, vendimet për penallti apo kur jepet direkt kartoni i kuq. /Telegrafi/