Telegrafi

UEFA vendos për Kroacinë, ky është dënimi

Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka vendosur të dënojë me të holla prej 100 mijë eurosh Federatën e Futbollit të Kroacisë.

Kështu ka bërë të ditur vet UEFA-s, e cila ka ndëshkuar sjelljet e pahijshme të tifozëve kroatë në ndeshjen me Republikën e Çekisë në kampionatin evropian, Euro 2016.

UEFA gjithashtu i ka kërkuar Federatës së Futbollit së këtij vendi, që të mos u shes bileta deri në fund të turneut tifozëve të identifikuara si huliganë.

Kujtojmë se në ndeshjen mes Kroacisë dhe Çekisë, e cila përfundoi pa fitues 2:2, tifozët kroatë kishin hedhur fishekzjarrë gjë që kishte bërë që të ndërpritet takimi për disa minuta. /Telegrafi/