Manchester City ka marre një goditje të rëndë nga UEFA. Qeveria e futbollit evropian e ka përjashtuar klubin anglez, kampion në fuqi në Ligën Premier për dy vite nga kupat e Evropës (Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës), si dhe e ka gjobitur 30 milionë euro për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar.
Një vendin ky shumë i ashpër për skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola, e cila nuk do të ketë mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve për dy vitet e ardhshme.
Sikurse kanë njoftuar UEFA, klubi anglez të ta drejtë ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. UEFA, ndërkohë, nuk do ta komentojë më tej këtë vendim në këtë fazë.
Në qëndrimin e UEFA-s për këtë çështje, shkruhet:
“Pas një seance dëgjimore të mbajtur më 22 janar 2020, Dhoma Gjykuese e Organit të Kontrollit Financiar të Klubit UEFA (CFCB), i kryesuar nga José da Cunha Rodrigues, ka njoftuar sot Manchester City-n për vendimin përfundimtar për rastin që u referua nga hetuesi i CFCB”.
“Dhoma Gjykuese, duke marrë në konsideratë të gjitha provat, ka zbuluar se Manchester City ka bërë shkelje serioze të rregullave të licencimit të klubit në UEFA dhe të “Fair Play-it Financiar”, duke tejkaluar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e tij dhe në informacionet e paraqitura në UEFA mes viteve 2012 dhe 2016”.
“Dhoma Gjykuese gjithashtu ka konstatuar se në kundërshtim të rregullave klubi dështoi të bashkëpunonte në hetimin e kësaj çështjeje nga CFCB”.
“Dhoma Gjykuese ka vendosur masa disiplinore për Manchester City-n, përjashtimin nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s në dy sezonet e ardhshme (d.m.th. sezonet 2020/21 dhe 2021/22) dhe të paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh”. /Telegrafi/