Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës është pezulluar dhe UEFA pritet të marr vendim për këtë ndeshje.
Vendimi është marrë nga autoritetet e Gjibraltarit dhe kësisoj rasti kalon në duart e Komitetit Disiplinor të UEFA-s.
Prishtinës para ndeshjes i kanë rezultuar tetë futbollistë pozitivë me COVID-19.
Bëhet fjalë për Armend Thaqin, Lorik Boshnjakun, Muharrem Jasharin, Diar Miftarajn, Alban Muqiqin, Eglant Haxhon, Leotrim Bekteshin dhe Besnik Krasniqin, shkruan Telegrafi.
Tani futbollistët e Prishtinës pritet të rikthehen në Kosovë.
Zyrtari i FC Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi.
“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa për “RTK”.
Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit, ku së shpejti mund ta kemi nj të tillë. /Telegrafi/