Nesër pasdite UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me të 55 vendet anëtare të saj, ku përveç situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja me shpejtësi e coronavirusit, pritet të vendoset edhe për fatin e Kampionatit Evropian.
Duke qenë se janë pezulluar thuajse të gjitha ligat evropiane të futbollit, do të jetë e pamundur që ato të mbyllen brenda muajit maj dhe të vazhdohet me Euro 2020, që ishte planifikuar për më 12 qershor deri më 12 korrik.
Opsioni më i pranueshëm është ai i shtyrjes së Kampionatit Evropian, me qëllim që ligat e shteteve të mbyllen normalisht, ashtu si edhe Liga e Kampionëve e ajo e Evropës, ndërsa ky është edhe skenari më i mundshëm për t’u vendosur.
Gjasat më të mëdha janë që Kampionati Evropian 2020 të shtyhet për verën e 2021-shit, shkruan Corrieredellosport.
Në orët e fundit po qarkullon fort edhe teza e shtyrjes së Euro 2020 për në dimër (23 nëntor – 23 dhjetor), ashtu siç është vendosur paraprakisht të veprohet me Kampionatin Botëror 2022.
Në këtë mënyrë kampionatet do të vijonin normalisht deri në javën e parë të korrikut dhe në fund të muajit gusht do të mund të riniste sezoni i ri, për t’u ndërprerë më pas për një muaj, që Kampionatin Evropian, për të rinisur përsëri në janar./Telegrafi/