Karim Benzema shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portugalisë dhe me meritë mori epitetin si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Si zakonisht sipas protokollit, futbollisti që merr çmimin si “Lojtar i Ndeshjes” u drejtohet mediave në një konferencë shtypi pas ndeshjes.
Konferencat u vunë në qendër të vëmendjes këtë vit pas lëvizjeve të bëra nga Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Manuel Locatelli të cilët lëvizën shishet e sponsorëve të UEFA-s, si Coca-Cola dhe Heineken, ku pastaj një numër futbollistësh dhe trajnerësh u tallën me ta.
Për të mos ndodhur situata të sikletshme për futbollistët dhe sponsorët, organizatorët tani janë duke u kujdesur për këto konferenca në mënyrë që pjesa tjetër e turneut të kalojë pa skandale.
🇫🇷 Karim Benzema rewarded after his double for France 🥇@Heineken | #EUROSOTM | #EURO2020 pic.twitter.com/tB3RqqGj0u
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 23, 2021
Kështu që natën e kaluar kishte vetëm dy shishe Coca-Cola në tryezë përpara Benzemas, ndërsa Heineken nuk ishte aty.
Gjegjësisht, UEFA urdhëroi personat e ngarkuar me konferencat për shtyp të mos vendosnin shishe të birrës Heineken para futbollistëve dhe trajnerëve që kanë fe myslimane.
👀 Karim Benzema reveals what he and Cristiano Ronaldo talked about on the pitch pic.twitter.com/DzB0sr4kIT
— Mirror Football (@MirrorFootball) June 24, 2021
Kujtojmë se Pogba kishte hequr më parë një shishe Heineken para tij edhe pse u theksua se nuk përmbante alkool, ndërsa Ronaldo dhe Locatelli larguan shishet e Coca-Colas. /Telegrafi/