Finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet në Amerikë ose në Lindjen e Mesme.
Federata Evropiane e Futbollit po beson se vetëm disa vende në Evropë janë të afta të organizojnë ndeshjen e fundit, pa problemet në të cilat ka hasur qyteti ukrainas i Kyivit.
Me rritjen e çmimeve të udhëtimit dhe strehimit po përballen tifozët e ekipeve finaliste – Liverpoolit dhe Real Madridit.
Sipas gazetës amerikane “New York Times”, UEFA po mendon që finalja e ligës elitare evropiane së viteve të ardhshme të luhen jashtë kontinentit evropian.
Madridi është organizator i finales së vitit të ardhshëm, por kryeqyteti spanjoll mbetet një nga vendet e pakta që kanë vende për akomodim të mjaftueshëm dhe hapësirë për të pritur ngjarje të mëdha së bashku me Parisin, Londrën dhe Barcelonën.
Por nëse tifozët shpenzojnë aq shumë para dhe kohë për të udhëtuar drejt Kievës, atëherë me siguri se New Yorku do të ishte i ngjashëm dhe më i lirë.
Theksojmë se finalistët e këtij viti janë Liverpooli dhe Real Madridi, të cilët do të takohen më 26 maj (e shtunë). /Telegrafi/