Site icon Telegrafi

UEFA shkruan për Dritën e Gjilanit dhe sfidën e kërcimit në borë që e kanë filluar ky klub (Video/Foto)

UEFA ka bërë përmbledhjen javore të futbollit nëpër Evropë duke treguar për gjërat më interesante që kanë ndodhur.

Njërën ndër ngjarjet më interesante e ka zgjedhur edhe një shaka të klubit të Dritës.

Kapiteni i skuadrës së Dritës, Artan Latifi dhe zëvendës-kapiteni Armend Kastrati ishin bërë hit në internet në zhytjen e tyre në borë.

Ata e kanë sfiduar trajnerin e tyre Ismet Munishi, që pas disa ditësh u është përgjigjur.

Ky lajm ka përfunduar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s që ka shkruar disa rreshta për këtë ngjarje.

“Temperaturat kanë vajtur -30 në disa pjesë të Evropës qendrore, por kjo nuk i ka penguar disa futbollistë kosovar të bëjnë diçka të çmendur. Kapiteni i Dritës, Artan Latifi dhe zëvendësi i tij, Armend Kastrati kanë bërë një #Sfidë kërcimi në borë, derisa janë zhytur në stadiumin e tyre pa fanella dhe vetëm në brekë, dhe njëkohësisht kanë ftuar trajnerin e tyre Ismet Munishi përmes rrjeteve sociale që të bëjë të njëjtën gjë. Ai ka premtuar se do ta bëjë një gjë të tillë, derisa një numër i madh i sportistëve të këtij vendi janë duke e bërë të njëjtën gjë”, thuhet në shkrimin e faqes uefa.com.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e UEFA-s ku ka shkuar për këtë gjë. /Telegrafi/

Exit mobile version