Telegrafi

UEFA shkruan për debutimin e Trepçës ‘89 në Ligën e Kampionëve

UEFA, përmes ueb faqes së saj zyrtare e ka bërë një raport për ndeshjet e fazës së parë preliminare të Ligës së Kampionëve.

Aty nuk e ka lënë pa e përmendur as Trepçën ’89, që debutoi në këtë kompeticion me humbja nga Vikinguri 2:1.

“Të martën në mbrëmje Trepça ’89 e bëri debutimin e futbollit kosovar në turnetë e meshkujve të futbollit të UEFA-s, por, përkundër golit të Fiton Hajdarit, ata humbën 2:1 nga Vikinguri në Ishujt Faroe”, shkruan shtëpia e futbollit evropian.

Trepça ’89 dhe përkundër lojës së mirë dhe shumë rasteve shënoi vetëm një herë.

Ndërsa skuadra vendase nga dy gjuajte në portë shënoi po aq herë. /Telegrafi/