Telegrafi

Reagimi i UEFA-s rreth lajmeve se Argjentina mund të luajë në Ligën e Kombeve

Gjatë ditës së hënë është raportuar se Argjentina mund të marrë pjesë në Ligën e Kombeve në edicionin e ri.

Gara që u themelua në vitin e kaluar nga UEFA si alternativë për ndeshjet miqësore, thuhej se mund ta ftonte ‘Les Albicelestes’ që të luante në sezon e ri.

Por, shtëpia e futbollit evropian ka reaguar në lidhje me ato lajme, duke thënë se ata nuk i kanë bërë ftesë asnjëherë kombëtares argjentinase që të marrë pjesë në Ligën e Kombeve e as të jetë nën ombrellën e tyre.

Lexo po ashtu Argjentina ftohet të marrë pjesë në Ligën e Kombeve?

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth zërave se Argjentinës i është kërkuar të marrë pjesë në garat e UEFA-s, apo të bëhet pjesë e UEFA-s”, thuhet fillimisht në njoftim.

“UEFA kurrë nuk është futur në diskutime për këto çështje, dhe kurrë nuk do të bënte kështu. Gjithsesi, në shpirtin miqësor, UEFA sigurisht do ta ftojë Argjentinën si mysafire speciale për të parë ndonjë garë të UEFA-s, në çdo kohë”, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar nga shtëpia e futbollit evropian. /Telegrafi/