Trazirat e mbrëmshme në Athinë, kanë bërë që një tifoz të humbë jetën dhe shumë të tjerë të mbeten të plagosur.
Për këtë, ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit është anuluar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.
UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtar dhe ka sqaruar vendimin e marrë për të anuluar ndeshjen e paraparë të zhvillohet sot në mbrëmje në kryeqytetin grek.
Takimi i rrethit të tretë të Ligës së Kampioneve, do të zhvendoset me dy javë dhe do të luhet pas ndeshjes së kthimit.
Të martën e ardhshme, do të luhet ndeshja e parë në Zagreb dhe pak ditë më vonë do të luhet ndeshja e dytë.
“UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë në vonesa më e shkurtër”.
“Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së Ligës së Kampionëve 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet”.
Ανακοίνωση ΠΑΕ ΑΕΚhttps://t.co/RTkJy4JMQ3
— AEK F.C. (@AEK_FC_OFFICIAL) August 8, 2023
“Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar. UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar midis AEK Athens FC dhe GNK Dinamo ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023”.
“Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, shkruan UEFA në vendimin e saj. /Telegrafi/