Prishtina i ka gati 14 lojtarë për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps, pasi tetë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Edhe pse ende nuk ka konfirmim nga UEFA se a do të zhvillohet ndeshja, klubet tashmë i kanë futur formacionet në sistem dhe faqja zyrtare e shtëpisë së futbollit i ka publikuar.
Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv, shkruan Telegrafi.
Prishtina për këtë ndeshja ka një dispozicion një skuadër solide dhe tre zëvendësime.
Visar Bekaj do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje janë rreshtuar, Tun Bardhoku, Behar Maliqi, Ahmet Haliti dhe Leonit Abazi.
Në mesfushë janë emra si Qëndrim Zyba dhe Endrit Krasniqi.
Sulmi vjen me katër, ku spikasin Meriton Korenica, Ahmed Januzi, Kreshnik Uka dhe Gauthier Mankenda.
Formacioni i Lincoln
Formacioni i Prishtinës
/Telegrafi/