Gjyqtari rumun Sebastian Constantin Coltescu, i akuzuar për racizëm gjatë ndeshjes PSG-Basaksehir në Ligën e Kampionëve është pezulluar deri në fund të këtij edicioni.
Ndeshja e zhvilluar më 8 dhjetor të vitit të kaluar, u pezullua dhe përfundoi vetëm një ditën më vonë pasi sipas stafit të klubit turk, gjyqtari rumun Coltescu kishte përdorur frazë raciste ndaj njërit prej anëtareve të tyre.
Ndihmës trajner Pierre Webo ishte ai që kërkoi ndeshje ta ndërpritet, duke u përkrahur edhe nga lojtarët e të dyja palëve.
Gjyqtari Coltescu është pezulluar deri në fund të sezonit 2020/2021 (30 qershor).
Ky vendim u konfirmuar nga UEFA, pas një hetimi të kryer nga një Inspektor Etik dhe Disiplinor. /Telegrafi/