UEFA e ka përjashtuar Osasunan nga Liga e Konferncës.
Sipas njoftimit nga vet klubi spanjoll, shtëpia e futbollit evropian i ka larguar ata nga gara për edicionin 2023/24 për shkak të trupimit të ndeshjeve.
“Klubi Atletico Osasuna mësoi pasditen e sotme konkluzionet e raportit të hartuar nga inspektorët e Komitetit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Në raportin në fjalë, inspektorët deklarojnë ‘moskualifikimin e klubit për të marrë pjesë në Ligën e Konferencave të UEFA-s 2023-2024’, duke i mohuar kështu të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionet evropiane që ka fituar në mënyrë të drejtë në fushë”, thuhet fillimisht në reagimin e tyre.
“Arsyeja kthehet në disa ngjarje të ndodhura në sezonin 2013-2014 dhe të cilat, sipas mendimit të UEFA-s, bien ndesh me nenin 4.1 të rregullores së garave”.
“Artikulli në fjalë thotë si më poshtë: ‘Duke mos qenë i përfshirë drejtpërdrejt dhe/ose indirekt, që nga hyrja në fuqi e nenit 50(3) të Statutit të UEFA-s, pra më 27 prill 2007, në asnjë aktivitet që synon të organizojë ose të ndikojë në rezultatin e një ndeshjeje’”.
“Inspektorët e UEFA-s konsiderojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë që dënon disa ish-drejtorë të klubit është arsye e mjaftueshme për të përjashtuar Osasunën, nëntë vjet pas ngjarjeve, nga garat evropiane. Kjo, përkundër faktit se i njëjti dënim është produkt i ankesës së bërë nga drejtuesit aktualë të klubit në vitin 2015 dhe rezultat i punës së Osasuna si prokurori private gjatë gjithë procesit gjyqësor për të ndjekur penalisht ata që devijuan, për qëllime të paqarta”.
“Klubi nuk ndan kriteret e UEFA-s, do të apelojë në Komisionin e Apelimit dhe njofton se do të luftojë ligjërisht, deri në pasojat e fundit, për të mbrojtur të drejtat e tij”, vazhdon reagimi i klubit nga La Liga. /Telegrafi/
COMUNICADO OFICIAL | Comunicado sobre la recomendación de los inspectores de la UEFA de no admitir la inscripción del club en la Conference League 23-24.
— C. A. OSASUNA (@Osasuna) June 23, 2023