Site icon Telegrafi

UEFA ndëshkon Skënderbeun (Video)

Federata Evropiane e Futbollit ka dënuar me gjobë skuadrën shqiptare të Skënderbeut.

Kjo e fundit është dënuar me një ndeshje pa tifozë dhe 60 mijë euro gjobë për koret raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Partizanit të Beogradit.

Vendimi është publikuar pak minuta më parë nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian në faqen e saj zyrtare, ku janë publikuar edhe vendimet e disiplinës.

https://youtu.be/Wcg82tsy-KE?t=3

Në këtë mënyrë, Skënderbeu do luajë pa tifozë ndeshjen me Dinamon e Kievit në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë se takimi i vlefshëm për xhiron e tretë të Ligës së Evropës mes këtyre dy ekipeve përfundoi pa gola, 0-0.

Skënderbeu ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 2 nëntor kundër Partizanit në Beograd.

Ndryshe, korçarët gjenden në pozitën e fundit të grupit B me dy pikë, po aq sa ka edhe Partizani i vendit të tretë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Q31FfBtdixw?t=2

Exit mobile version