Telegrafi

UEFA mohon akuzat: Borussia dhe Monaco deshën të luanin, nuk kërkuan shtyrje të ndeshjes

UEFA ka reaguar pas kritikave të marra pas ndeshjes së Ligës së Kmapionëve mes, Borussia Dortmundit dhe Monacos.

Para ndeshjes kishte ndodhur një shpërthim ku u lëndua Marc Bartra, ndërsa ndeshja u vendos të zhvillohet një ditë më pas.

I pari që reagoi pas humbjes 3-2 ishte trajneri Thomas Tuchel që tha se zhvillimi i ndeshjes ishte absurd.

Ndërsa Sokratis Papastathopoulos ka thënë se lojtarët e Dortmundit u ndjen të trajtuar si kafshë.

Por UEFA ka reaguar pas këtyre deklaratave, duke thënë se nuk ka pasuar asnjë këkesë për shtyrje të ndeshjes.

“Vendimi që ndeshje e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe AS Monaco FC të zhvillohet të mërkurën në ora 18:45, u morë të martën në mbrëmje në bashkëpunim dhe pajtueshmëri të plotë me të dyja palët”.

“UEFA është e prekur dhe nuk ka marrë asnjë informacion se skuadrat nuk dëshirojnë të luajë”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit.  /Telegrafi/