UEFA ka reaguar pas kritikave të marra pas ndeshjes së Ligës së Kmapionëve mes, Borussia Dortmundit dhe Monacos.
Para ndeshjes kishte ndodhur një shpërthim ku u lëndua Marc Bartra, ndërsa ndeshja u vendos të zhvillohet një ditë më pas.
I pari që reagoi pas humbjes 3-2 ishte trajneri Thomas Tuchel që tha se zhvillimi i ndeshjes ishte absurd.
Ndërsa Sokratis Papastathopoulos ka thënë se lojtarët e Dortmundit u ndjen të trajtuar si kafshë.
Por UEFA ka reaguar pas këtyre deklaratave, duke thënë se nuk ka pasuar asnjë këkesë për shtyrje të ndeshjes.
“Vendimi që ndeshje e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe AS Monaco FC të zhvillohet të mërkurën në ora 18:45, u morë të martën në mbrëmje në bashkëpunim dhe pajtueshmëri të plotë me të dyja palët”.
“UEFA është e prekur dhe nuk ka marrë asnjë informacion se skuadrat nuk dëshirojnë të luajë”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit. /Telegrafi/