Gjermani Marco Fritz do të jetë në krye të VAR-it në ndeshjen që Real Sociedad dhe Salzburg do të luajnë sonte, duke marrë përsipër detyrën e caktuar fillimisht për polakun Tomasz Kwiatkowski, i cili ishte përgjegjës për video arbitrimin në ndeshjen e diskutueshme PSG-Newcastle të martën mbrëma.
Fritz do të jetë përgjegjës i VAR-it në ndeshjen që do të zhvillohet në “Reale Arena” dhe do të shoqërohet nga turku Alper Ulusoy. Gjyqtari kryesor do të jetë ukrainasi Mykola Balakin.
Kwiatkowski ndihmoi bashkatdhetarin e tij Szymon Marciniak nga dhoma e VAR-it në përplasjen në Parc des Princes, e cila përfundoi me barazim 1-1 për shkak të një penalltie të diskutueshme në favor të skuadrës së Luis Enrique të dhënë në kohën shtesë dhe të konvertuar në gol nga Kylian Mbappe.
Gjyqtari që drejtoi finalen e Kupës së Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës një vit më parë dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit mes Manchester Cityt dhe Interit shpalli një dënim maksimal për një veprim në të cilin një pasim nga Ousmane Dembele goditi trupin e Tino Livramento dhe më pas preku lehtë bërrylin, gjë që shkaktoi pakënaqësi të madhe te anglezët, të cilët po shijonin triumfin në kryeqytetin francez. /Telegrafi/