Site icon Telegrafi

UEFA: Lojtarët vendosin vet ku dëshirojnë të luajnë

Pas mbledhjes së Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, në një konferencë për shtyp janë bërë disa pyetje edhe në lidhje me Kosovën.

Drejtori për çështje ligjore në UEFA, Alasdair Bell, ka folur për lojtarët që mund të luajnë për Kosovën dhe aktualisht luajnë në Kombëtare tjera.

“Do të kemi një studim për lojtarët shqiptar që luajnë në kombëtaret tjera. I të njëjtit rast është edhe shembull me Zvicrës. Nëse ata do të donë të luajnë për Kosovën, atëherë do të vendos sipas vullnetit të tyre”.

“Por së pari do të shikojmë a kanë lidhje ata me Kosovën, nëse kanë pasaportë apo prejardhje nga Kosova”, ka thënë Bell.

Për Kosovën se në cilin grup do të jetë do të vendoset brenda 10 ditëve. /Telegrafi/

Exit mobile version