UEFA e ka publikuar në faqen e saj zyrtare lajmin për kundërshtarin e mundshëm të Italisë në fazën tjetër të Euro 2016.
Italia tashmë është kualifikuar në fazën tjetër në Grupin E, dhe do të takohet me skuadrën që përfundon si e dyta në Grupin D.
Grupi D udhëhiqet nga Spanja, ndërsa Kroacia dhe Republika Çeke do të përballen në lojën e fundit të këtij grupi.
Prandaj, njëra mes Kroacisë dhe Çekisë do të jetë kundërshtari i Italisë në fazën tjetër.