Anglia dhe Italia do të luajnë nesër (e diel) në finalen e madhe të Euro 2020, por këto dy kombëtare kanë histori të madhe në përballjet mes vete.
Të dielën mbrëma nga ora 21:00, Anglia dhe Italia do të përballen mes vete në finalen e madhe e cila zhvillohet në stadiumin Ëembley.
Megjithatë, këto dy kombëtare të mëdha kanë histori të madhe në përballjet ndaj njëra-tjetrës.
Njëra nga ato takimet më të freskëta padyshim se është përballja në Euro 2012, ku Italia eliminoi në penallti Anglinë në fazën e eliminimit direkt.
Është vet faqja zyrtare e UEFA-s e cila ka kujtuar këtë përballje me anë të një video, ku akteri kryesor është ish-mesfushori italian, Andrea Pirlo.
Pirlo kishte bërë një super-ndeshje ndaj Anglisë, duke organizuar në mënyrë perfekte lojën, duke ndërprerë aksione dhe shumëçka tjetër, ndërsa në fund shënoi penallti me ‘panenka’.
“Një ikonë në të gjithë kontinentin… 33-vjeçari Andrea Pirlo ndaj Anglisë në EURO 2012”, ka shkruar UEFA në faqen zyrtare. /Telegrafi/
An icon across the continent…
🇮🇹 33-year-old Andrea Pirlo 🆚 England at EURO 2012 😎@Pirlo_official | @azzurri | #EURO2020 pic.twitter.com/1luxsdJ147
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 10, 2021