Telegrafi

UEFA konfirmon se ka hapur hetimet për yllin e Spanjës pas thirrjeve të tij nacionaliste

UEFA ka konfirmuar se ka hapur një hetim për yllin e Spanjës, Rodri Hernandez, pas festës që bënë për titullin e fituar të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Mes festës së çmendur pas rikthimit të tyre në Madrid, një moment i pazakontë ndodhi, pasi mesfushori u incizua duke kënduar ‘Gjibraltari është Spanjë’ në sytë e mijëra tifozëve që ishin mbledhur në kryeqytetin spanjoll.

Atij iu bashkua edhe kapiteni Alvaro Morata në mikrofon, së bashku me lojtarët e tjerë, para se Morata të bënte me dije se Rodri luan në Angli – ‘Nuk më intereson’ ishte përgjigja e tij.

Një ditë më pas, Federata e Futbollit të Gjibraltarit bëri një ankesë formale në drejtim të UEFA-s pas këtij incidenti.

Minsitri i Gjibraltarit, Fabian Picardo, lëshoi një qortim edhe më të fortë në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë incident si të ‘neveritshëm’.

Teksa zemërimi po vazhdon të rritet, UEFA ka intervenuar, me një hetim që është hapur në lidhje me akuzat që janë sjellë ndaj Rodrit.

“Një inspektor i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s do të emërohet për të shqyrtuar thyerjen e mundshme të rregullave disiplinore të UEFA-s nga Rodri dhe Alvaro Morata në kontekstin që u zhvillua gjatë prezantimit në publik të titullit të Kampionatit Evropian 2024 në Madrid më 15 korrik 2024”, thuhej në njoftimin e UEFA-s.

Deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se çfarë dënimi mund të dhurohet dhe mbetet të shihet nëse Rodri do të sanksionohet nga UEFA gjatë javëve në vazhdim./Telegrafi/